Zgjedhjet në Kavajë/ Kur kanë mbetur dhe 22 kuti për tu numëruar, ja sa larg njëri-tjetrit janë kandidatët

Janë numëruar 62 kuti në Kavajë, ku numërohen votat për kreun e ri të bashkisë së këtij qyteti.

Deri tani rezultati është, Dorjan Murati i PS-së ka marrë  vota 8295, Isa Sakja i PD-së  8259, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1300.

Pas numërimit të kutive të fundit shohim rritje të ndjeshme të kandidatit të djathtë, i cili e ka ngushtuar në vetëm 44 vota diferencën me kandidatin ë majtë. Ndërkohë që janë dhe 22 kuti për tu numëruar.