Artan Fuga: Bashën e presin përplasje... ai s’ka ku të ikë

Profesori i njohur Artan Fuga sqaroi deklaratën e sotme të kreut demokrat Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Ekopolikë” në Ora News.

"Vura re që kundërshtarët e tij dhe ata që kërkuan dorëheqjen ishin më të shpejtë. Ata sigurisht prisnin një deklaratë të zt.Basha. Pra ka pasur një luftë kohe, minutash për të marrë iniciativën përpara opinionit publik që për mua do të ketë një përplasje të brendshme dhe ajo që më bën përshtypje tek zt.Basha që thotë se unë nuk do të iki. Natyrisht, ai s’ka ku të ikë sepse është deputet tani dhe nuk ka ku të shkojë. Ideja është që nuk mund t’i iki gjykimit të demokratëve", tha Fuga, i cili e ka mbështetur Bashën gjatë fushatës.

"Zt.Basha thotë që gabimet e mia nuk do t’i gjykoj unë. Natyrisht, njeriu gjykon gabimet e veta. Kur thotë nuk do t’i gjykojnë ata që humbën kolltuqet, ata kanë të drejtë t’i gjykojnë. Kur thotë që i gjykojnë demokratët, krijon një person fizik pa këmbë dhe pa kokë që qëndron si Zoti për të gjykuar. Kjo është e pamundur. Për mendimin tim nuk do të ketë një gjykim si në trupin gjykues, por do të ketë një përplasje në raport forcash dhe Basha duhet ta di mirë këtë", ka shtuar profesori.