Deklarata e Bashës/ Reagon ashpër Ruli: Largojeni atë bashkë me ...

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Ruli ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj lideri të opozitës, Lulzim Basha, pas qëndrimit të këtij të fundit për humbjen e zgjedhjeve.

Ruli mes të tjerash teksa kërkoi dorëheqjen e Bashës, u bëri thirrje mbështetësve të PD-së që ta përzënë kreun e opozitës nga selia, bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

Deklarata e plotë Genc Rulit:

Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky politikan apo lider dhe ne momentin me te vështire te jetës se tij, do përpiqej te paktën te ruante dinjitetin individual.

Se dinjiteti jeton me gjate se çdo lavdi e mjere e çastit. Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal është gjeja me e fundit qe e shqetëson atë.

Normalisht për një individ qe e mori ” lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.

Ky lider qe beri nje marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik.

Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnjë kusht nga drejtimi i partisë qe e çoi ne gremine.

Ju them atyre qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , nqs ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër shkoni te selia e PD e përziejeni  atë gruan e kunatin siç perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.