Zgjedhjet në Kavajë/ Numërohen 55 kuti, ndryshime rezultatesh. Ja si lëvizin votat

Janë numëruar 55 kuti në Kavajë, ku numërohen votat për kreun e ri të bashkisë së këtij qyteti.

Deri tani rezultati është, Dorjan Murati i PS-së ka marrë 7301 vota, Isa Sakja i PD-së  7199, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1244.

Pas numërimit të kutive të fundit shohim rritje të ndjeshme të kandidatit të djathtë, i cili e ka ngushtuar në vetëm 102 vota diferencën me kandidatin ë majtë.