Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, 1 i vdekur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Korçë.

Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec në rrugën Korçë-Pogradec.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.