SYRI TV/ Fshati Martinë në Fier pa ujë të pijshëm, banorët: Uji në çezma vjen i ndotur

Rreth 200 familje në fshatin Martinë në Levan kanë dy muaj pa ujë të pijshëm. Tubacioni që furnizon fshatin me ujë është dëmtuar, duke shkaktuar ndotje të ujit. Për këtë arsye banorët janë detyruar të blejnë ujin për konsum, ndërsa përfaqësues të ujësjellësit shprehen se duhen investime për linja të reja, për shkak se ekzistueset janë amortizuar.

Syri tv

200 familje të fshatit Martinë pjesë e njësisë administrative Levan në Fier, prej dy muajsh furnizohen me ujë të ndotur në rubinetat e çezmave në banesat e tyre.

Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi  i tubacionit ekzistues në disa vende, si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Përballë kësaj situate, mbushim ujë në autobote duke paguar dy herë.

Ndërkohë përfaqësuesi i ujësjellësit, Astrit Bahaj, ka pohuar se deri tani defektet janë riparuar tre herë, por pa rezultat, ndërsa ka theksuar se si zgjidhje përfundimtare e kësaj situate, është parë vendosja e një magjistrali të ri kryesor.

Banorët pohojnë se rrjeti ujësjellës i fshatit Martinë është ndërtuar 30 vite më parë nga një firmë holandeze dhe tashmë është amortizuar ndaj investimet për përmirësimin e tij janë emergjencë.