VIDEO/ Lulzim Basha ngrin veten në krye të PD dhe hap garën për kryetarin e ri

Vetëm pak minuta më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Konferenca e Bashës erdhi vetëm 30 minuta pasi KQZ-ja e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, rezultati më i keq i PD-së në vite.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Në të gjithë betejën që bëra unë dhe PD, kundër trafikut të drogës, kanabisit, dekriminalizimin, sërish krimi nuk u ndal.

Vota u ble.

Kjo ishte e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në 25 qershor ishte triumf i paligjshmërisë.

Vota që mori PD në 25 ishte e keqe. Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të votojnë.

Unë dhe PD nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, luftë që unë dhe PD kemi ndërmend që ta fitojmë. Mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë nga qytetarët, por nga korridoret e errëta.

Nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës.

Kam reflektuar thellë këto ditë.

Unë marr të gjitha përgjegjësit për rezultatin. Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një analizë të thellë, mes atyre që dolën kudër dhe atyre që luftuan me mish e me shpirt.

Se ku gabuam nuk e përcaktoj unë dhe as ata që luftuan kundër. Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët.

Gjëja më e  thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta.