Gjysma e të rinjve shqiptarë pa arsim, Tafaj: Gjimnazi duhet të jetë i detyrueshëm

Myqerem Tafaj,  Ish ministër i arsimit, përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ tha se të rinjtë duhet të angazhohen me politikat arsimore, sepse nëse ka një fushë që kanë studiuar më pak shqiptarë jashtë vendit, është mësuesia.

“Zonja Tabaku preku një problem shumë interesant, ajo e lidhjes së shkollës me praktikën, dhe nëse një ekselent me mesataren 10 në bachelor nuk mirëpritet menjëherë kur ai dëshiron të punësohet, kjo është një fatkeqësi e madhe”- u shpreh Rafaj.

Fjala e tij:

'Duhet që të rinjtë e moshës tuaj të angazhohen me politikat arsimore, sepse puna është se nëse ka një fushë që kanë studiuar më pak shqiptarë jashtë vendit është mësuesia.

Nëse ka një fushë ku ka shumë pak njerëz të angazhuar që të meren me politika arsimore të punësimit dhe këta djemtë e ri që dalin nëpër intervista rreth këtyre temave i përgëzoj dhe uroj që sa më shumë njerëz të meren me këtë.

Zonja Tabaku preku një problem shumë interesant, ajo e lidhjes së shkollës me praktikën, dhe nëse ndodh kjo që Tabaku e tha, një ekselent me mesataren 10 në bachelor nuk mirëpritet menjëherë, kur ai dëshiron të punësohet, kjo është një fatkeqësi e madhe.

Lidhja e shkollës me praktikën është esenciale, dhe unë dua të ju kujtoj se kur ndodhi ajo kriza financiare në të gjithë Europën dhe botën nga viti 2008-2013 në atë kohë Spanja dhe Portugalia kishin gati 40-50%  të të diplomuarve pa punë.

Kjo sepse, nuk kishin lidhje me tregun e punës dhe presidenti në atë kohë iku në Gjermani, takoj Merkelin dhe i tha t’i shpjegonte se si ju gjermanët, zviceranët dhe austriakët keni papunësinë në nivele më pak se 6%? Shumë e thjeshtë-tha ajo.

Ne shkollën e lidhim me tregun e punës dhe praktikën dhe këta janë të gjitha mikropolitika që vijnë në radhë dhe e para që vjen në radhë është ky vend, kjo politikë dhe kjo shoqëri të binden një ditë që të investojnë realisht në fushën arsimore'.