SYRI TV/ Fermerëve në peqin u mbetet vaji pa shitur: 'Nuk ka treg shitje, shteti na ka harruar'

Teksa tregu është i mbipopulluar me produkte importi, ai vendas po mbetet stok i pa shitur.

Kështu ka ndodhur me fermerët e ullirit në Peqin, te cilët thonë që edhe pse ka pasur prodhim nuk ka treg për shitje. Faji për këtë situatë në të cilën ata ndodhen, është mungesa e shtetit për të vendosur rregulla.

Një raporti i fundit i INSTAT ka treguar që në vendin tonë mbizotërojnë produktet e importit. Kjo për shkak se qeveria shqiptare nuk i jep hapësirë fermerit shqiptar.

Kështu në zonën e Peqinit fermerëve te ullirit u ka mbetur vaji pa shitur. Ata  shprehen se çmimi ka qene tejet i ulur pasi mungesa e një tregu ka bere qe tregtaret qe e blinin te vendosnin çmime me te ulëta krahasuar me cilësinë e vajit.

Shteti për ta është inekzistent, pasi nuk i ka ndihmuar në asgjë. Ndonëse prej vitesh zona e Peqinit njihet per prodhimin e vajit cilësor sot fermerët janë te zhgënjyer nga fitimet e pakta te punës me te cilën ushqejnë familjen.

Ketë vit një nder problematikat kryesore me te cilat ata janë përballur është dhe mungesa e fuqisë punëtore pasi shumica e te rinjve janë larguar nga vendi.