VIDEO/ ‘Kam kryer 7 operacione në zemër’, drama e qytetarit që u zhyt në mikrokredi
Mirmbrëma! Siç ju njoftuam edhe javë e kaluar, në emisionin e sotëm do të ndalemi sërish tek mafia e mikrokredive, struktura financiare të cilat kanë zhvatur me mijra qytetarë shqiptar, kryesisht në nevojë. Pas transmetimit të emisionit të fundit, denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë kanë qenë me qindra, ku secili prej tyre mbarte një histori të trishtë, të shkaktuar nga këto institucione financiare.
Arjan Myrteza, një qytetar nga Tirana banor i zonës së ish-kinostudios. Ai është një nga shumë qytetarët që iu drejtua emsiionit Plug, pas transmetimit të serisë së parë për mafien e mikrokredive. Myrteza shprehet se prej më shumë se 10 vitesh është invalid, duke kryer 7 ndërhyrje kirurgjikale në trup. Për të përballuar shpenzimet e spitaleve, Myrteza tregon se disa vite më parë iu desh të merrte para në institucionete mikrokredive.
Ai tregon se fillimisht arriti të shlyente kreditë e para, duke marrë një kredi në një bank të nivelit të dytë. Më vonë, iu desh të merrte pesë vite më parë, iu desh të merrte përsëri para për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Sot, sipas tij, është i zhytur në katër mikrokredi, të cilat janë kthyer në një barrë të rëndë për të dhe familjen e tij. Myrteza tregon se prej disa muajsh nuk ka shlyer këstet, për shkak të pamundësisë financiare. Kjo ka sjellë si pasojë kalimin e kredive në zyra ligjore, të cilat sipas tij, kanë nisur ti bëjnë presion me letra e telefon.
Myrteza thotë se shkak i mos pagimit të mikrokredive janë interesat dhe kamatvonesat abuzive, të cilat kanë fryrë artificialisht vlerën e kredive.
Për këtë ai fajson drejpërdrejt shtetin, që sipas tij i ka hequr jo vetëm pagesën e invaliditetit, por njëkohësisht ka lejuar skemat piramidale të mikrokredive.
Ai shprehet se nuk ka mundësi të paguajë kamatvonesat e fryra, ndërsa paralajmëron edhe përplasje deri fizike me përmbaruesit dhe institucionet e mikrokredive.
Xhaladin Agolli, është një qytetar nga Lushnja, i cili rrëfeu për Plug historinë me presionet dhe kërcënimet nga përmbaruesit privat. Xheladini tregon se ai mori një kredi prej 25 milion lekësh në një bankë të nivelit të dytë për të investuar në bujqësi, por pasi arriti të shlyente rreth 28 milionë lek principal plus interesa, i mbeti dhe një shumë e vogël pa shlyer për shkak të falimentimit.
I ndërgjegjshëm që duhet të shlyente kredinë deri në fund, por në pamundësi financiare, Xhaladin Agolli, i kërkoi bankës të ekzekutonte kolateralin. Por banka hezitoi të kryente këtë gjë.
I shqetësuar se pse banka nuk po ekzekutonte kolateralin, ndërsa kamatvonesat shtoheshin me 0.5% të totalit të kredisë, Xhaladin Agolli i drejtohet me një padi gjykatës. Pasi gjykata mori në dorë çështjen, duket se përmbaruesit vihen në lëvizje për të ekzekutuar kolateralin.
Këtu nis dhe saga e abuzimit sipas denoncuesit, pasi përmbaruesi, shoqëria MCA, e cila sot është nën sekuestro, dhe banka lejuan shtimin e kamatovensave në shuma të mëdha, të cilat kalonin dhe vlerën e kolteralit.
Edhe sot e kësaj dite çështja e Xhaladin Agollit vijon të jetë në sirtaret e gjykatave dhe ende nuk ka urdhër për ekzekutimin e koltareralit. Ndërsa sipas tij, edhe pse pa vendim gjykate, përmbaruesit vijojnë ti kërkojnë pagimin e interesave në vlerën e 0.5 % në muaj.
Ai denoncon gjithashtu se përmbaruesit i kanë shitur të paktën dy herë me ankande fiktive një pronë të tijën, me kosto shumë herë më të lirë se sa kostoja reale.