SYRI TV/ Asgjësohet tregu i ushqimeve tek 'ish-Treni', tregtarët në mëshirë të fatit prej tre javësh
SYRI TV
Prej tre javësh tregtarët që shesin produkte ushqimore në zonën e ish-trenit kanë mbetur në mëshirë të fatit, pasi tregu ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh është asgjësuar për t’i hapur rrugë ndërtimeve. Në këto kushte tregtarët janë të detyruar të shesin produktet në gjendje të mjerueshme, teksa theksojnë se bashkia nuk u ka ofruar asnjë alternativë tjetër ku të mund të shesin.
Tregu ku shiteshin produkte ushqimore pas ish-stacionit të trenit në kryeqytet është asgjësuar për t’i hapur rrugë ndërtimeve, ndërsa dhjetëra tregtarë kanë mbetur në mëshirë të fatit prej tre javësh.
Për Syri Tv ata shprehen se bashkia i ka larguar nga vendi ku tregtonin produktet e tyre, ndërsa nuk u ka ofruar asnjë alternativë tjetër ku të mund të shesin. Në këto kushte ata janë të detyruar të tregojnë në gjendje të mjerueshme.
Por përtej kushteve të vështira ku ata tregtojnë produktet e tyre, sot nga ana e bashkisë kërkohet largimi i tregtarëve nga rruga, por pa i ofruar asnjë zgjidhje se ku do shkojnë për të shitur produktet ushqimore.