Bashkiaket/ Numërohen 28 kuti në Kavajë. Ja kush është i pari

Vijon numërimi i votave në Kavajë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë.

Sipas rezultateve të fundit, janë numëruar 28 kuti.

Në krye me vota, është Dorian Murati, kandidati i Partisë Socialiste. Murati është në avantazh me 501 vota ndaj kandidatit të PD-së Isa Skaja.

Renditja për 28 kuti të numëruara:

Dorian Murati (PS) – 3.470 vota;

Isa Skaja (PD) – 2.969 vota;

Maksim Kona (LSI) – 512 vota.