Raporti për maturën/ Sula: I pavërtetë, nuk gjendet në asnjë faqe zyrtare të Ministrisë së Arsimit

Lili Sula, drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD gjatë intervistës në edicionin e mesditës në SYRI TV, tha se raporti për Maturën Shtetërore 2024 të prezantuar nga ministria e Arsimit, nuk është i vërtetë.

Sipas saj, ky raport nuk gjendet në asnjë faqe zyrtare që është në administrim nga institucionet përkatëse.

Ministria e Arsimit ka bërë një raport publik për Maturën Shtetërore 2024. Një raport në të cilin nuk ka asnjë të dhënë dhe nuk gjendet as një faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe në asnjë institucion tjetër që merret me administrimin apo zhvillimin e provimeve të maturës.

Përderisa është shkelur ligji, është e detyrueshme që këto raporte të jenë në faqet përkatëse. Ky raport është i pabesueshëm, ka të dhëna të tjera të pabesueshme që na çojnë drejtëpërdrejtë të mendojmë që ky raport përmban të pavërteta të mëdha.

Është një raport që merret me mashtrime elektorale. Është e çuditshme sesi manastirliu i cilëson të dy vitet e maturës, 2023-2024, me të njëjtin numër maturantësh.

Ka më pak, por është e logjikshme sesi numri mund të jetë i njëjtë.

Një pjesë e maturantëve kanë ndjekur degë studimi të ndryshme ku kanë dhënë provimin e matematikës. Rezultatet e të cilit janë shumë të ulëta. Rezultatet nuk përputhen me të pavërtetat e mëdha të bëra të ditura nga ministrja Manastirliu”.