SYRI TV/ Ikën të rinjtë, Shqipëria nuk prodhon më, për 2024 rritja e importit të bagëtive me 35.5%
Largimi i të rinjve nga vendi dhe plakja e popullsisë e kanë kthyer Shqipërinë në një vend që pjesën më të madhe të ushqimeve e siguron nga importi. Për shkak të mungesë së mbështetjesë së fermerëve dhe blektorëve, fshatrat janë braktisur, ndërsa stallat dhe tokat kanë mbetur djerrë. Kjo ka bërë që vetëm gjatë vitit 2024 importi i kafshëve për mish të rritete 35.5%. Rritje të përqindjes së importeve ka edhe tek zarzavatet dhe produktet e tjera bazë!
SYRI TV
Mungesa e prodhimit vendas po bën Shqipërinë të kthehet në peng të importit. Në bazë të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Shqipëri ka një rritje të imprortit të ushqimeve me mbi 30 përqind. Këto të dhëna kanë ndryshuar në mënyrë sistematike duke e ngritur kurbën e importeve në cdo vit kalendarik, por viti 2024 ka një përqindje shumë më të lartë.
Instat publikon të grafikun e të dhënave të vitit që lam pas, ku importet e kafshëve të gjalla shënuan një rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore. E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe braktisja fshatit për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e shtetit për blektorët dhe fermerët. Në këto kushte ata zgjedhin të braktisin tokat e tyre dhe në shumë raste të zgjedhin emigracionin si formë të jetesës më të mirë.
Në analizën e bërë nga Monitor, rezulton se numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.
Përveç kafshëve edhe importet e zarzavateve kanë pësua një rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e madhe që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.
Qeveria shqiptare vetëm për vitin 2024 ka shpenzuar miliona euro për reklama turizmit, por nga ana tjetër mungesa e mbështetjesë për prodhuesit vendas ka bërë që një pjesë e mirë e të ardhurave nga turizmi të ikë jashtë vendit. Shkak për këtë është se sasia për konsum rritet dhe pamundësi për të prodhuar në vend e kthen shqipërinë në peg të importeve.