Milani arrin marrëveshjen me lojtarin që shkëlqeu në Bundesliga

Milani ka arritur një marrëveshje me Bajer Leverkusen për të transferuar mesfushorin Hakan Calhanoglu.

Besohet se “Rossonerët” do të derdhin në arkat e Leverkusenit plot 20 milionë euro për të marrë shërbimet e turko-gjermanit, shrkuan SYRI.net.

Sot në faqen e internetit të Gianluca Di Marzio raportohet se drejtori sportiv i Diavolo Massimiliano Mirabelli po shtyn shumë për të mbyllur marrëveshjen.

Ky do të ishte një ndër transferimet më të qëlluara të Milanit, pasi Calhanoglu ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga.

/ SYRI.net /