SYRI TV/ Flutura Miraka bën apel për ndihmë: Kujdesem për burrin e paralizuar pa kemp, penisoni nuk me del
Kujdeset për bashkëshortin e saj prej pesë vitesh, por është e harruar nga shteti.
Bashkëshorti i Flutura Mirakas nga Vlora, ka humbur plotësisht shikimin dhe është i paralizuar. Ajo përballet çdo ditë me vështirësi të shumta si ekonomike ashtu edhe emocionale.
Ajo shprehet se me pensionin që merr nuk del as për ilaçe e jo më për ushqim. Flutura tregon se nuk merr as kemp, edhe pse kujdeset për bashkëshortin, pasi për të shkuar në një punë nuk ka mundësi, sepse nuk ka asnjë njeri tjeter të kujdeset për burrin e saj
Banesa ku ata jetojnë është gjithashtu e papërshtatshme dhe ka kushte të vështira jetese, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për çiftin.