SYRI TV/ Shtohen rastet me viroza në Sarandë rreth 50 pacientë në ditë, mjekja: Bëni kujdes me rastet e rënda

Prej dy muajsh, në urgjencën e spitalit të Sarandës është rritur numri i pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore.

Mjekja Ina Canaj, shprehet se çdo ditë paraqiten rreth 50 pacientë me probleme shëndetësore, ndërsa tregon edhe simptomat më të shpeshta të virozave.

Mjekja tregon se nuk mungojnë as rastet me patologji të rënduar.

Mjekja Canaj, këshilloi për kujdes dhe menaxhim të situates në banesë, në rastet kur i sëmuri ka temperaturë dhe kollë.