Emigrimi/ Nikolla: Fenomen i theksuar në Shqipëri, ka lënë pasoja të rënda sociale
Daniel Nikolla nga departamenti “Brain Gain” në Partinë Demokratike, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, theksoi se emigrimi është kthyer tashmë në një fenomen që tashmë ka marrë përmasa të mëdha.
Gjatë intervistës së tij, Nikolla u shpreh se janë kryesisht të rinjtë ata që largohen nga vendi, duke lënë pas edhe pasojat sociale. Ndër to tha ai, është edukimi, integrimi i tyre në shoqëri duke sjellë edhe shembullin në Britaninë e madhe.
“Sa vjen e kalon koha, theksohet fenomeni emigrimit. Jo vetëm të rinjtë që ikin,por edhe pasojat sociale që lënë pas. Jo vetëm të rinjtë që ikin, por edhe pasojat sociale që lënë pas. Një pjesë e tyre mbeten në të njëjtin standard edukimi ku kanë qenë. Mundohen të integrohen në shoqëri, si në rastin e Britanisë së Madhe, por me antikaber shumë të mëdha kulturore, të cilën e shohim edhe në fushatën që ka nisur. Niveli i bisedës dhe i kontributit, dëshira është tejet e madhe, madje edhe më e madhe se ata që janë të shkolluar por kontributi për fat të keq lë për të dëshiruar kur vjen puna tek inovacioni, studimet.
Unë shikoj që, nëse mund ta lidh edhe me atë studimin tjetër që doli në Shqipëri që numri ishte shumë i madh i të rinjtë, apo i atyre që janë 30-35 vjeç që ishin beqarë apo të pamartuar etj, përtej vërtetësisë së statistikave të tila, emigrimi masiv ka bërë që të influencojë, të paktën në rastin e Shqipërisë sikundër edhe shteteve të tjera në rajon, t’i theksojë këto problematika të cilat unë gjykoj që në dekadën e ardhshme e më tej do të duhet të preken më shumë se do të jenë edhe më të theksuara.
Dëshira është aq e madhe për t’u rikthyer apo për të kontribuar në Shqipëri. Por është aq e madhe sa edhe për të mos u kthyer për shkak të mundësive që ata kanë apo që kishin nga vendi ku ikën.
Mendojnë që ndihen të cënuar përsa i përket të dhënave të tyre personale.
Një numër tjetër i madh që kanë dëshirë të kthehen apo që nuk kanë mundësi të kthehen, janë ata që janë larguar prej shumë vitesh më herët. Qeverisja aktuale i pamundëson kthimin në Shqipëri, për shkak të kushteve që i ofron. Nuk mendojnë që mund të rrisin ekonominë e tyre nëse kthehen e të investojnë në Shqipëri”.