Nuk mori dot mandatin në Durrës, Agron Duka: Vendim i gabuar që të isha i 5 në listë. U blenë votat

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, i cili garonte nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ka reaguar për herë të parë për rezultatin e thellë.

Sipas tij, nëse do të ishte nën siglën çdo force tjetër do të kishte dalë deputet.

Në studion e News 24, Duka u shpreh se strukturat e PD-së ishin inekzistente në Durrës.

“PD në Durrës i kishte strukturat inekzistente.

Duhet një punë e vazhdueshme, pasi nuk ngjizet fitorja në pak muaj. Kishte shumë njerëz që punuan, por duhet punë sistematike.

Nuk bënte dot aktivitete. Organizimi shumë i dobët i fushatës, po ta dija këtë absolutisht do kisha dalë i vetëm si PAA në zgjedhje. Ishte vendim i gabuar, duke më vënë të pestin në listë, -  tha Duka, i cili shtoi se – shitblerja votës ishte masive”.