Bulqizë/ Temperatuarat nën zero gradë celcius, akull e ngricë në Qafë Buall
Moti i keq i cili poshtoi vendin para disa ditën nuk ka kaluar në disa zona të vendit. Mësohet se prej më shumë se një jave zona e Bulqizës është pushtuar nga acari. Temperaturat janë të ulëta disa gradë nën zero.
Rrugët janë të kalueshme por gjatë natës ka prani të akullit për shkak se temperatura ka zbritur deri në minus 10 gradë Celsius. Edhe pse rruga është kriposur, ngrica është e pashmangshme si rezultat i fenomenit të krijimit të akullit si rezultat i fenomeneve atmosferike.
Në pamje të parë duket se ka pasur reshje dëbore, por ato janë ndërprerë që në fillim të javës së kaluar, e gjithë pamja krijohet si rezultat i pranisë së lagështirës dhe erës së ftohtë që fryn në këtë zonë.