SYRI TVU/ Këlcyrë, familja Hoxha në mjerim, kryefamiljari: Jetojmë me kempin e djalit invalid
Familja e Dashnor Hoxhës në bashkinë e Këlcyrës përballet me pamundësi për të siguruar jetesën. E vetmja e ardhur është kempi i djalit Ivalid, ndërsa kryefamiljari nuk mund të punojë pasi kujdeset për të birin paraplegjik. Ai apelon për ndihmë.
Syri tv
Ky që shihni në foto është Dashnor Hoxha, babai i një djali paraplegjik nga Këlcyra.
E vetmja e ardhur e familjes Hoxha është kempi i djalit invalid, por ato para nuk mjaftojnë as për ilaçet apo nevojat e tjera shëndetësore të tij.
Babai, i cili nxjerr çdo ditë djalin anës rrugës për shëtitje por edhe për të fituar ndonjë lëmosh, apelon me dhimbje për ndihmë.
Familja Hoxha konsiderohet si më e varfëra në qytetin e Këlcyrës dhe ndihmë nga shteti nuk merr pasi justifikohet me atë pagesë që përfitojnë nga i biri paraplegjik.