Reagon Ben Blushi: Kemi 20 mijë vota, po s'kemi asnjë deputet

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare ku nuk fitoi asnjë mandat për të hyrë në parlament dhe u ka dërguar një mesazh, gjithë anëtarëve të tij.

"Të dashur LIBRA, - shkruan Blushi. - Kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat.

Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t'ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja.

Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë.

Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi," përfundon Blushi mesazhin e tij.