Konfirmohet: ‘Ylli’ i skuadrës largohet nga Interi

Pas një viti në “Giuseppe Meazza”, Ever Banega largohet nga Interi për t’u rikthyer në Spanjë te Sevilla.

Lajmi është konfirmuar nga Marcelo Simian, agjenti i Banegas i cili në një intervistë për “Estadio Deportivo” raporton se marrëveshja është arritur për 9 milionë euro, shkruan SYRI.net.

“Banega do të shkojë te Sevilla, nuk ka të bëjë asgjë me Paris Saint-Germainin. Marrëveshja nuk është arritur ende, por jemi shumë afër. Çdo gjë duket se do të shkojë në drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Banega me Interin ka zhvilluar 28 paraqitje në Serie A, duke shënuar 6 gola.

/ SYRI.net /