FOTO/ Tensionohet situata në Elbasan, policia boshatis lokalet përreth qendrës së numërimit
Policia e Elbasanit ka pastruar pak minuta më parë gjithë lokalet përreth pallatit të sportit Tomorr Sinani brenda të cilit ndodhen 3 KZAZ.
Ende nuk dihet shkaku. Por burime për infoelbasani.al pohuan se një masë e tillë është marrë pas sinjalizimeve se mund të tensionohet situata mes militantëve gjatë numërimit përfundimtar të votave.
Aktualisht Elbasani ndodhen në një projeksion delikat sa i përket vendeve në parlament.
PS po përpiqet të mbajë deputetin e shtatë, ndërkohë që PDIU po rritet shpejt dhe mund të kapë deputetin e tretë. Por nëse PDIU merr deputetin e tretë atëherë PS mbetet me 6 deputetë. Infoelbasani.al