VIDEO-SYRI TV/ Digjen plehrat në Lushnje, lagja mbulohet me tym, Çela: Bashkia nuk ka marrë masa

Plehrave në lagjen 18 në Lushnje u është vendosur flaka dhe tymi ka mbuluar gjithë zonën. Banorët janë ankuar po zëri i tyre nuk është dëgjuar. Klement Çela kryetar i grupit të opozitës në këshillin bashkiak në këtë qytet shprehet se institucioni vendo nuk ka marrë asnjë masë edhe pse kjo është situatë e përsëritur.

Nga SYRI TV

Lagja 18 tetori në Lushnje është e mbuluar nga tymi i djegies së plehrave. Këto të fundit të cilët ndodhen në afërsi të autostradës u është vënë flaka teksa këto plehra duhet te ishin dërguar në inceneratorin që paguhet nga bashkia Lushnje.

Klement Çela sekretar i PD Dega Lushnje njëherazi kryetar i grupit të opozitës në këshillin bashkiak në këtë qytet shprehet se kjo situatë e denoncuar prej kohësh vijon të jetë e tillë dhe nuk është marrë asnjë masë

Edhe pse zjarrfikësit kanë ardhur sapo janë lajmëruar zjarri që ka marrë përmasa të madha është vështirë për ta shuar

Situata përsëritet në mënyrë konstante pasi djegia e mbeturinave i mundëson ndërmarrjeve të bashkisë të sjellin të tjera. Edhe pse banorët janë ankuar nuk janë marrë masa.