VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Elbasan lë të bllokuar prej 1 jave banorët, të sëmurët transportohen me batanije
Prej 7 ditësh zona e Labinotit Mal në Elbasan është bllokuar për shkak të deborës. Banorët thonë se gjatë kësaj kohe në fshat ka pasur të sëmurë rëndë të cilët janë detyruar ti transportojnë me batanije në kushte mesjetare. Ata shprehen se ndihen te harruar nga bashkia Elbasan pasi askush nuk është interesuar për ta gjatë këtyre ditëve, teksa bëjnë thirrje të merren masa sa më shpejt për zgjidhjen e situatës.
Nga SYRI TV
Prej 7 ditësh zona e Labinotit Mal është e bllokuar për shkak te reshjeve te dëborës. Trashësia e dëborës kalon 20 centimetra teksa banoret me mundësitë e tyre janë detyruar te paguajnë fadroma për të hapur rrugën. Sipas vetë banoreve gjate kësaj kohe ne fshat ka pasur te sëmure rëndë të cilët janë detyruar ti transportojnë me batanije ne kushte mesjetare.
Në këtë situatë të gjithë banoret e zonës, fëmijë, të paralizuar e të sëmurë janë në kushte mbijetese.
Banorët shprehen për SYRI TV se janë të harruar nga bashkia Elbasan pasi askush nuk është interesuar për ta gjatë këtyre ditëve. Sipas tyre, fadromat e bashkisë kanë kaluar në zone pa bërë asnjë përpjekje për të hapur rrugën, ndonëse banoret i treguan se ku ishin zonat me problematike.
Të zhgënjyer ata shprehen se jetesa në këto kushte është tejet e vështirë pasi asnjë automjet nuk mund të kalojë në zonë.
Banorët i bëjnë thirrje bashkisë së Elbasanit dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa sa më shpejt për zgjidhjen e situatës.