Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas vijon të mbetet kritike

Përpjekjet e mjekëve për ta zgjuar për momentin kanë qenë të pasuksesshme

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas , vazhdon të jetë kritike , pasi ka 19 ditë që ai është shtruar në spitalin “Evangelismos”.

Kryepeshkopi 95-vjeçar po trajtohet, i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv (ICU) të Spitalit.

Vazhdojnë përpjekjet e mjekëve kurues për ta zgjuar, por kjo nuk është arritur deri më tani.