Vlorë/ ‘Situata me ujin në Nartë është për faqe të zezë’, ‘na gënjejnë duke na i sjellë ujin vetëm për dy ditë’

Qytetari i Nartës dëshmoi se Bashkia e Vlorës, nuk po ju disponon ujë banorëve, duke i gënjyer çdo  ditë.

Ai tregoi se në çdo ankesë që ata i bëjnë autoriteteve, ata i pwrgjigjen duke ja sjellw vetëm dy ditë ujin dhe më vonë ja presin përsëri.

“Situata me ujin në Nartë është për faqe të zezë, kemi shumë vite kështu, si në verë ashtu dhe në dimër e njëjta gjë. Na vjen keq që në dimër mos ketë ujë të lahesh.

Nga ndonjëherë ne nuk lahemi fare. Edhe këto ditë nuk ka patur ujë.

Kur shkojmë tek autoritetet vendore, na gënjejnë duke na i sjellë ujin dy ditë dhe më pas na i presin përsëri.

Në fund na  thonë të njëjtën gjë, do ta rregullojmë, do marrim linjën këtej nga deti.” tha ai.