Labinot-Mal një javë i bllokuar nga dëbora/ Banorët: Jemi të izoluar, këtu bashkia s’bën asgjë!

Dëbora që ka përfshirë fshatin Labinot Mal, ka ndikuar në izolimin e banorëve të fshatit, prej gati një jave.

Banori i fshatit, dëshmon se si ia dalin përballë këtyre vështirësive, ndërsa shton se Bashkia e Elbasanit, nuk bën asgjë për të hapur rrugën e bllokuar.
Ai tha se bashkia nuk ka marrë asnjë masë deri më tani për t’i ndihmuar banorët.

“Siç e patë dhe vetë gjithë andej jemi të izoluar, këtu bashkia s’bën asgjë, jemi në mëshirë të fatit. Të sëmurët i kemi transportuar duke i mbajtur në krah. Për ushqime marrim masa para kohe, sepse e dimë që vjen kjo ditë dhe do izolohemi. Kemi 8 ditë që kemi qenë të izoluar, nuk ka ardhur asnjë autoritet, ata duken në fshat vetëm njëherë në 4 vjet.” tha ai.