E dashura e Moratas padashje zbulon klubin e ri të sulmuesit spanjoll

Tashmë nuk ka më dilema pasi Manchester United është klubi i ri i Alvaro Moratas.

Këto spekulime i ka rritur edhe më shumë e dashura e spanjollit, Alice Campello e cila kohët e fundit ka bërë “folloë” faqes zyrtare të Manchetser United, shkruan tabloidi britanik "The SUN", raporton SYRI.net.

Sulmuesi spanjoll, i cili nuk ka qenë titullarë nën urdhëratë e Zinedine Zidane, do të transferohet te “Djajtë e Kuq” të cilët do të shpenzojnë plot 70 milionë euro.