Pashaj: Popullata nuk po kap fundin e muajt, pagat duhet të rritet çdo vit

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto, me gazetarin Flavio Qarri, Eksperti i Punësimit dhe drejtues i EPPC, Erald Pashaj foli mbi rritjen e pagave të 2025 dhe ndikimit në popullatë dhe ekonominë në vend, ku u shpreh se pagat duhet të rriten çdo vit për sa kohë bizneset janë në punë.

Eksperti u shpreh se për sa kohë pagat nuk rriten popullata do të vijojë mos të përballojë dot jetesën duke nisur nga ushqimi, veshmbathjet e deri tek argëtimi.

'Pagat tona janë në një nivel të tillë që nuk na lejojnë të kemi një jetë dinjitoze, e cila nuk të privon.'- tha Pashaj

Erald Pashaj:

Pagat janë rritur, çmimet janë rritur dhe nëse krahasojmë këtë raport shikojmë që përsëri pagat tona janë në një nivel të tillë që nuk na lejojnë të kemi një jetë dinjitoze.

Dinjitoze do të thotë të kesh një jetë normale e cila nuk të privon nga ushqimi, veshmbathja por edhe një pjesë e argëtimit pasi diskutimet tona bëhen gjithmonë për pagat minimale.

Në 2025 në këtë pjesë të botës që jetojë duhet të diskutojmë për një normalitet dhe më lart dhe jo një pagëmarrës të diskutojë të hajë bukë apo jo. Kjo duhet shmangur.

Nuk diskutohet që një pagamarrës në një rajon si ky i i yni jo i pasur, të diskutojë për pagë minimale.

Me këto paga që ne kemi a mund të kemi një jetesë dinjitoze, kur them dinjitoze nuk them lluksoze.  Të jetojmë normalisht dhe ajo që unë kërkoj dhe përpiqem që të punojmë me klient apo daljet mediatikë është që pagat tona ti ofrojnë popullatës jetesë normale. Të jetojë normalisht dhe mos të ketë vështirësi të mbyllë muajn, gjë që ne e kemi akoma.

Çmimet janë shumë të larta ,unë e kam shpjeguar dhe në artikull që është ndikuar nga dy faktore: një është turizmi, që rrit koston për pagamarrësit lokalë sepse sot të gjitha çmimet në lokale dyqane janë të larta dhe një pagëmarrës e ka të vështirë të përballoja. Duhet të rritet çdo vit paga.

Fenomemi tjetër është se ne themi që pagat u rritën, duke e thënë në të shkuarën sikur nuk do të rriten më. Pagat duhet të rriten çdo vit dhe kjo duhet të ndodhë për sa kohë bizneset janë në punë. Nuk duhet të gabojmë sërisht, pagat rriten çdo vit në të kundërt do të ndodhin ato që kanë ndodhur deri tani.