FOTOLAJM/ Surpriza: A po e paralajmëron PD mosnjohjen e zgjedhjeve

Çfarë po paralajmëron PD? Nga selia blu nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me zgjedhjet, përveç asaj të mbrëmjes së 25 qershorit kur kreu i PD-së, Lulzim Basha doli dhe dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Por sot, gazeta zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike ka surprizuar me titullin e parë të saj.

“Zgjedhjet në thes. OSBE-ODHIR: Blerja e votave minoi procesin”, shkruhet në titullin e parë të RD-së.