VIDEO/ Surprizon kandidatja e PDIU-së në Dibër, i bashkohet PS-së

Reme Lala, një vajzë e re nga Dibra që fitoi një mandat për PDIU-në në këtë qark bën një deklaratë të fortë. Përpara simpatizantëve të saj në Dibër, përpara se forca që ajo përfaqëson të vendosë se me kë do bëjë aleancë deklaron se mandatin do ta bashkojë me Edi Ramën.

“Bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk arrihet unë do ta gris mandatin”,- tha ajo para simpatizantëve të saj në Dibër.

Kujtojmë se Lala e nxori PDIU-në forcë të tretë në Dibër me 17.4% të votave.