Ardian Turku: Te Kalaja e Elbasanit është ndërhyrë nga bashkia aktuale dhe nga qeveria në mënyrë ‘partizançe’

Ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit në vitet 2003-2006, Ardian Turku, dha mendimin e tij për strukturimin e kalasë së këtij qyteti, duke kritikuar se është ndërhyrë në mënyrë “partizançe”.

Në lidhje “Skype” në “A Show” në syri TV, ish-ministri i kulturës në qeverisjen e demokratëve, theksoi: “Kalaja e Elbasanit është ai element fillestar i rilindjes së qytetit. Të gjithë e thonin nëse duhet vënë dorë të ringjallim qytetit, duhet të vëmë dorë mbi kalanë.

Kalaja është një pasuri e vyer. Ishte një prioritet i strategjisë së zhvillimit. Problemi është se si duhet të ndërhymë ta rregullojmë. Nëse do t’i futemi ‘partizançe’, ne mund t’i prishim vlerat e asaj kalaje.

Gjatë mandatit tim si kryetar bashkie i Elbasanit, kanë marrë pjesë njerëz profesionistë, dhe produkti të mahnit për këtë kala. S’ka asnjë objekt në vendin tonë i studiuar në baza shkencore më mirë se kalaja e Elbasanit në atë kohë, ndërsa sot asnjë nuk i është referuar këtij studimi. Kur u bë Rama kryeministër, ka ardhur në Elbasan duke diskutuar me kryebashkiakun pas 2013, por këtë s’e kuptoj. Në 2005, 2006 deri në 2007 kur kam drejtuar unë, del që iniciatori dhe produktori paska qenë në 2008.

Nuk ka më çfarë vizioni të hedhësh mbi kalanë, kur kanë qenë profesorë e profesionistë që kanë qenë studiues për kalanë në kohën time.

Jam qytetar i Elbasanit dhe më bëhet qejfi që në atë kala do të hidhen para. Nuk kam frikë se mund të ndodhë si me stadiumin në Tiranë, “Selman Stërmasi”. Kam frikë gjë tjetër, që janë minimalisht katërt projekte që mund të zbatoheshin. Projekti që propozojnë italianët është që për ta kthyer në një lloj pedonaleje. Turistët të vijnë e të ecin përgjatë mureve.

Së dyti, janë dy torrat, me mbajtëse të brendshme, që mund të kthehen sot në kohën romake. Mund të bëheshin moderne. Në fakt aty janë bërë ndërhyrje në 2007, që u panë me një sy skeptik. U gabua në gërmim, në trotuar që duhej të bëhej me gurët si formë pedonaleje, dhe me ndriçimin.

Këshilla ime do ishte për kryetarin e tanishëm, shikojeni këtë projekt duke filluar me strukturën.

Shohim tendencën e kryeministrin që fillon viti zero nga 2013, sipas tyre këtu fillon historia e Elbasanit, në kohën kur këta morën pushtetin”, deklaroi Ardian Turu në “A Show”.