Bashkia e Kurbinit lë në harresë rrugën e Kishës së Shën Ndout në Laç, mjetet hasin vështirësi në lëvizje
Rruga e Kishës së Shën Ndout në Laç është e vështirë për lëvizjen e mjeteve. Megjithëse moti i keq ka kaluar, Bashkia e Kurbinit ende nuk ka dalë për të pastruar rrugën që çon drejt Kishës.
Besimtarët hasin vështirësi për të kaluar, pasi rruga nuk është pastruar dhe nuk është e kalueshme lehtësisht. Edhe pse është ditë e martë dhe shumë besimtarë udhëtojnë drejt Kishës së Shën Ndout, lëvizja është shumë e vështirë.
Pamjet tregojnë problematikën dhe faktin që banorët e Kurbinit ende nuk e kanë konsideruar të nevojshme ndërhyrjen për të mundësuar pelegrinët të kryejnë pa pengesa peligrinazhin e tyre.