SYRI TV/ Shpopullimi varfëron fshatrat turistikë, sipërmarrësit: Po falimentojmë, s`ka më blerës!
SYRI TV
Varfëria është ulur këmbëkryq në fshatin turistik të Gjinarit në Elbasan. Edhe pse i shpallur fshat turistik me vendim qeverie, Gjinari është shpopulluar duke sjellë për pasojë, varfëri dhe faliment për bizneset e zonës.
Gjinari është një nga 100 fshatrat turistik të vendit, dhe një nga më të rëndësishmit në Bashkinë Elbasan. Por turizmi në këtë zonë, është thjesht një nocion qeveritar, ndërsa panorama e vërtetë e ekonomisë së banorëve, rrëfëhet nga tregtarët e marketeve të këtij fshati.
Ata tregojnë se shkaku kryesor i mungesës së fuqisë blerëse, është varfëria dhe shpopullimi, ndërsa turizmi duket se nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e jetesës për komunitetin.
Sipas tregtarëve, xhirot në markete kanë rënë në nivele minimale, jo më shumë se 3 mijë lekë në ditë, të pamjaftueshme për të gjeneruar fitim nga biznesi i vogël.