Vlora përmbytet sërish brenda pak ditësh/ Bashkia inekzistente, familjet në mëshirë të fatit

Kanë mjaftuar vetëm disa orë me reshje shiu që disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës të përmbyten.

Disa familje të përmbytura në lagjen ‘24 maji’ në Vlorë, për kamerën e ‘Syri Televizion’ u shprehën se nga reshjet e shiut nuk kanë marrë asnjë ndihme nga bashkia.

‘Është hera e dytë që përmbytemi nuk kemi marrë lekët e para akoma'- tha një prej banorëve për mikrofonin e ‘Syri TV’.

Deklaratat e banorëve:

‘Dje këtu në lagje, pusetat diolën mbi asflat.

U bë një gjendje si vullkan dhe asgjë nuk ka funksionuar për t’i parandaluar.

Është hera e dytë që ndodh kështu dhe nuk kemi marrë para as asgjë nga shteti për gjendjen.

Nuk punojnë pompat fare, dilte uji dje nga pusetat edhe na shkatërruan shtëpitë.

Kjo rrugë , komplet ky krahu këtej janë mbyllur dhe ata të bashkisë nuk ka ardhur asnjëri.

Është hera e dytë që përmbytemi dhe nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim.

Kemi ndenjur së bashku ëm fëmijët  jashët gjithë natën, mu sëmur vajza desh m’i iku gjuha nga i ftohti.

As hidrovoret nuk punonin, ishin pushim dje të gjithë dhe uji siç ishte jashtë na u fut brenda në shtëpi.