Qarku Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, probleme me energjinë elektrike në disa zona
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 13.01.2025 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe i shoqëruar me erë të fortë e cila bën të mundur mbartjen e borës dhe bllokim të përkoshëm të rrugëve.
* Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me paisje dimërore.
Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.
•Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me paisje dimërore përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.
•I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Nj Adm Kolsh Surroj, Arren, Lagjia Drinas dhe Ram-Has, Nj Adm Qendër Kukës, fshati Qam, Leproj, Nj Adm Malzi, Bashkia Kukës. Fshati Zrahisht Nj Adm Qendër Krumë, fshati Vlahen Nj Adm Golaj, fshati Kishaj, Pogaj, Nj Adm Gjinaj, Bashkia Has.
•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.