Numërohen 546 kuti në Tiranë, ndryshme në rezultate

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 546 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 46.01% të votave.

PD vjen e dyta me 32.3% të votave. LSI renditet e treta me 13.08% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 3.36% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.21% të votave.

Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 17 mandate; PD 12 mandate; LSI 4 mandate; PDIU 1 mandat.