Dëbora lë pa energji elektrike disa zona të Mirditës
Reshjet e dendura të dëbores në të gjithë qarkun e Lezhes kanë sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike. Më problematike situata paraqitet ne zonën e Mirditës, ku reshjet e dëbores kanë arritur 5cm Fan, Orosh, Selitë, ku në disa akse dytësore që lidhin njësitë administrative me rrugën e Kombit kanë vështiresi në lëvizje. Po ashtu edhe në rrugën e Kombit ka prezencë dëbore dhe akulli, por aktualisht nuk raportohet per situatë problematike, por këshillohet lëvizja e automjeteve me zinxhirë.