Numërohen 178 kuti në Dibër, surprizon PDIU

Në Dibër ka përfunduar numërimi i 178 kutive nga 259 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 37.01% të votave.

PD vjen e dyta me 29.45% të votave. LSI renditet e treta me 17.49% të votave. PDIU renditet e katërta me 14.28% të votave.

Në Dibër ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandeteve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat; PDIU 1 mandat.