Numërohen 333 kuti nga 447 në Vlorë, ndryshime rezultatesh

Në Vlorë ka përfunduar numërimi i 333 kutive nga 447 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 59.99% të votave.

PD vjen e dyta me 20.06% të votave. LSI renditet e treta me 11.72% të votave.

Në Vlorë ndahen 12 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.