SYRI TV/ Elbasan, lagja 5 Maji pa ujë, rreth 100 familje ankohen se kanë 6 vite që vuajnë
Dhe pse pagujanë faturat rregullisht për të pasur ujë të pijshëm, rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan, nuk kanë ujë për të pirë. Ata shprehem se prej 6 vitesh vuajnë këtë situatë, ndërsa detyrohen që të blejnë ujë për konsum. Por, situata është më e vështirë për ata që nuk kanë mundësi, që detyrohen të ecin disa kilometra, për të mbushur ujë pa lekë.
Rreth 100 familje në lagjen 5 Maji në Elbasan prej gati një muaji nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemet me furnizimin me ujë të pijshëm kanë rreth 6 vite që i vuajnë, por situata është përkeqësuar në fund të 2024 ku uji i pijshëm është ndërprerë. Shprehen se janë ankuar pranë UKE për situatën por nuk kanë marrë ende një përgjigje se përse nuk kanë ujë. Me librezat në duar, që faktojnë se i paguajnë rregullisht faturat ata shprehen të indinjuar.
Ata që nuk e përballojnë dot ta blejnë ujin për konsum detyrohen ta mbushin disa kilometra larg shtëpisë.
Më e vështirë situata është për familjet që kanë fëmijë të vegjël. Banorët detyrohen ta blejnë ujin për konsum, çka për ta do të thotë kosto e shtuar.
Edhe pse kanë kërkuar disa herë ndërhyrje nga Ujësjellësi i Elbasanit për të rregulluar këtë problem, deri me tani këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje duke bërë që edhe për vitin 2025 kërkesa e qytetarëve elbasanas të jetë furnizimi me ujë të pijshëm.