SYRI TV/ Thatësira përgjysmoi prodhimin e ullirit, fermerët e Birçës: S’mbulojmë dot shpenzimet
Mungesa e kontrolleve të plehrave kimik nga ana e shtetit kanë shkaktuar humbje të prodhimit të ullirit në fshatrat e Beratit. Banorët e fshatit Birçë ankohen se pesticidet e skduara dhe pa cilësi kanë dëmtuar ullirin që në lule. Ata thonë se këtë vit prodhimi i ullirit ka qenë i përgjysmuar.
Fermerët e fshatit Bilçë në Berat, të njohur për frutikulturën, janë të pakënaqur me prodhimin e ullirit në mbyllje të këtij sezoni. Thatësira që preku këtë zonë gjatë periudhës së lulëzimit të ullirit, mungesa e fuqisë punëtore,mungesa e tregut dhe cilësia e dobët e pesticideve janë disa nga problematikat që-sipas fernererëve- çuan në përgjysmimin e prodhimit të sivjetshëm.
Fermerët e fshatit Bilçë shprehen se të ardhurat e siguruara këtë vit nga shitja e ullirit dhe vajit nuk përballuan dot as shpenzimet që ata bëjnë për kultivimin e prodhimit.
Fshati Bilçë në qytetin e Beratit është zona më prodhuese e ullirit në të gjithë qarkun. Në këtë zonë kultivohen sipërfaqet më të mëdha të pemës vajprodhuese, me afro 200 mijë rrënjë që mbulojnë gjithë zonën kodrinore të këtij fshati.