FOTO/ Kryen testet mjekësore, United ‘godet’ me këtë transfertë

Mbrojtësi Nemanja Matic largohet nga Chelsea për tu transferuar tek rivalët e Manchester United.

Gjatë 48 orëve në vijim Matic do të mbërrijë në Manchester ku do të kryejë testet mjekësore, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Mesfushori i Chelsea do t’i bashkohet skuadrës së Mourinhos të cilët pritet të shpenzojnë plot 40 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 46 milionë euro.

Nëse Matic kalon me sukses testet mjekësore atëherë ai para datës 9 korrik do të bëhet një lojtar i Manchester United.

/ SYRI.net /