Numërohen 141 nga 235 kuti në Gjirokastër, ja si ka ndryshuar rezultati

Në Gjirokastër ka përfunduar numërimi i 141 kutive nga 235 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 53.84% të votave.

PD vjen e dyta me 22.85% të votave. LSI renditet e treta me 21.21% të votave.

Në Gjirokastër ndahen 5 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 1 mandat; LSI 1 mandat.