Shuhet artisti Leon Çika
Sot pushoi zemra e madhe e Leonit. Njeriut të thjeshtë , të paqtë, e me shpirt rebeli në artin e tij . Fotografia e tij multidimensionale arrinte të paqtone shpirtin, të bënte tëmendoje mbi Hajnen, Balzakun, Tolstoin, Eseninin , Pushkinin e shumë klasikë të mëdhenj, sepse i tille ishte vetë Leoni .
U shuan Marubët, Kolë Idromeno , Kristaq Sotiri, sot shuhet miku, piktori dhe fotografi që ishte po aq i madh sa këto korifenjtë artit.
Kërkimet e tij në dritë bënë të mundur perceptimin dhe ndryshimin e fotografisë, finesa e dritës që kishte në fotografi kishte thellësinë e Balzakut dhe finesën e Pushkinit. Leoni solli shumë risi në fotografinë e pas viteve 90, ku zhvilloi disa rryma, Peisazhin të cilin e solli në një dimension të ri, ku aty lexon Danten, Petrarken, e në shumë të tjera butësisht lexon Eseninin, në Macro solli një risi jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa kompeticione jashtë vendit, macrot e Leonit shpesh të çonin në mendime të thella ku lexoje elegancën dhe romantiçizmin e Pushkinit të shkruar me dritë.
Leoni do i mungojë miqve, bashkshortes dhe vajzave dhe mbesave të tij.
Në tavolinë nga sot shumë miq e fotografë nuk do e kenë më fizikisht, por kujtimet, fotografia dhe piktura që Leoni na la është një shkollë e vërtetë.
Qofsh i parajses Leon Çika .
Leon Çika është fotograf dhe piktor i njohur shqiptar. Veçohet sipiktor i peizazheve, piktor i natyrës dhe i arkitekturës tradicionale si dhe fotograf artistik.
Kohët e fundit realizoi një përmbledhje estetike prej afro 300 fotosh si album dedikuar Beratit me pikëshikimi veprimin e njeriut mbi mjedisin në peizazhin urban.
Jeta profesionale
* 1972-1976 Akademia e Arteve të Bukura Shqipëri, në Tiranë.
* 1976 – Në Universitetin e Tiranës realizon Mbrojtjen e Diplomës së Artit Grafik me titullin “Piktor I Arteve Grafike”.
* 2007-2008 – Profesor I fotografisë në Institutin zvicerano-shqiptar (Projektit 5.6)
* 1998-2000 – Profesor I fotografisë, në Fakultetin e Gazetarisë, Universiteti I Tiranës, Shqipëri.
* 1993 – Reporter / Producent / Kameraman për “Reuters” nëShqipëri
* 1980-1985 – Shef I departamentit të Fotografisë në AgjencinëTelegrafike Shqiptare
* 1979-1981 – Pjesë e grupit ekspozues dhe piktor I afreskevedhe gravurës për Muzeun e Heroit Kombëtar, GjergjKastriot Skënderbeut në kështjellën e qytetit të Krujës
Aktiviteti krijues
* janar 2010 – Ekspozitë pikture në qytetin e Pogradecit(ekspozitë kolektive)
* 2005-2006 – Realizon dy ekspozita fotografike në GaleriaKombëtare e Arteve, duke pasur si fokus “Turizmin nëShqipëri”
* 1998-1999 – Çel dy ekspozita pikture me një bashkë-autor, Adnan Kastratin, në Tiranë
* 1981-1994 – Merr pjesë në ekspozitën kombëtare dhendërkombëtare “Professional Photographer” dhe publikonfotografi artistike në revista të ndryshme Arti
* 1986-1988 – Ekspozita e fotografisë të organizuara ngaMinistria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë për pjesëmarrësitndërkombëtarë.
* 1977 – Ekspozita personale e pikturave në qytetin e Gramshit.
Vlerësime
* 2005 – 2006 vlerësohet me dy çmime për Artin Fotografik nëdy ekspozita të organizuara nga Ministria e Kulturës sëShqipërisë.
* Fituesi I Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi”
* Çmimi Kombëtar 1995 për pankartën më të mirë të realizuargjatë përvjetorit të çlirimit kombëtar nga nazistët
* 1982, vlerësohet me medaljen “Naim Frashëri”
* 1988, vlerësohet me Urdhrin e klasit të parë “Naim Frashëri”
/Përgatiti për Syri.net - Felix Bilani