FOTO/ Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhje, reagon Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili është kandidat për deputetë në listën e PD-së në Shkodër, ku renditet i 5-ti, ka reaguar pas daljes së rezultateve të para të numërimit të votave.

Ndoka me anë të një postimi në Facebook, shkruan se: Në këto zgjedhje përveç shpirtit të demokratëve, çdo gjë tjetër është blerë.

'Në këto zgjedhje, perveç shpirtit të demokrateve, çdo gjë tjetër është blerë!
 Turp, ky nuk është proçes, as standard, as demokraci!', shkruan Ndoka.