Man.United 200 milionë sterlina për sulmuesin që po ‘çmend’ Europën

Manchester United po mendon për të bërë një merkato të çmendur gjatë kësaj vere. Jose Mourinho kërkon që drejtuesit e "Djajve të Kuq" të blejnë yllin e Tottenham, Harry Kane për të cilin raportohet se do të ofrohet plot 200 milionë sterlina, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Harry Kane konsiderohet si një zëvendësues i Ronaldos i cili me shumë gjasa do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Real Madridit.

Kujtojmë që në krahun tjetër Tottenham e ka konsideruar të pashitshëm sulmuesin britanik.

/ SYRI.net /