Pato i thotë ‘PO’ Interit, tifozët e Milanit e urrejnë sulmuesin
Alexandre Pato ka befasuar të gjithë pasi e ka pranuar një transfertë të mundshme drejt Interit.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Milanit theksoi se nuk mund t’i thotë JO ndonjë oferte të mundshme të Interit, shkruan SYRI.net.
"Rikthehesh në Itali? Unë jam i dashuruar me Italinë. Tani jam mirë në Kinë dhe jam i lumtur që kontribuoj në këtë projekt për zhvillimin e futbollit, por të ardhmen nuk e di. A do t'i them 'po' Interit? Pse jo? Unë jam një lojtar profesionist", u shpreh ai.
Kujtojmë që Alexandre Pato prej janarit është pjesë e skuadrës kineze Tianjin Quanjian e cila drejtohet nga Fabio Cannavaro.
/ SYRI.net /